Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për politikën e jashtme dhe sigurinë, Josep Borrell, tha se Evropa nuk është e plotë derisa Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e saj dhe se është e nevojshme të përshpejtohet procesi i zgjerimit, i cili është vonuar për një kohë të gjatë.
“Zgjerimi i mëparshëm ishte një histori suksesi. Zgjerimi i mëtejshëm do të jetë gjithashtu një histori suksesi. Problemi është sepse po vonohet për shumë kohë. Tani duhet ta përshpejtojmë. Të mos harrojmë se Evropa nuk është e plotë derisa (vendet e Ballkanit Perëndimor) të bëhen anëtare”, tha Borrelli në fjalimin e tij në Forumin Evropian pas marrjes së çmimit Dr. Alois Mock Europe.
Borel theksoi se fjala kyçe e valës së parë të zgjerimit të BE-së ishte tregu, sot kryefjala është siguria.
“Ne po përballemi me kërcënime të rëndësishme, jetojmë në një peizazh të rrezikshëm. Por kini kujdes, zgjidhjet kombëtare dhe ndërtimi i mureve nuk do të jenë zgjidhja për evropianët”, tha ai.
Ai shtoi se demokracia nuk po përhapet, por regjimet autoritare po kthehen, liritë janë nën kërcënim dhe gjithçka po kthehet në armë – energjia, ushqimi, teknologjia, migrimi”.
“Dhe brenda Evropës shohim rikthimin e ideve autoritare, të cilat na kanë bërë shumë dëm në të kaluarën. Mendoj se Evropa po largohet nga një Evropë e hapur ndaj botës dhe e etur për të gjetur zgjidhje të përbashkëta në drejtim të një Evrope të luftërave dhe zgjidhjeve kombëtare”, paralajmëroi ai dhe shtoi se është e nevojshme të ndërtohen ura sepse bota ka nevojë për një Evropë që përfaqëson lirinë, prosperitetin dhe kohezionin social.
Schallenberg tha se Ballkani Perëndimor është “kulturalisht, psikologjikisht dhe emocionalisht” një fqinj i afërt i Bashkimit Evropian.
“Nuk ka dyshim dhe besoj se jemi dakord që Ballkani Perëndimor tashmë është pjesë e familjes evropiane, i përket asaj. Unë jam gjithmonë i rreptë me ata që pretendojnë se rajoni është oborri i BE-së, kjo është krejtësisht e gabuar. Nuk jemi të kompletuar derisa ata të jenë pjesë e familjes sonë dhe duhet ta përshpejtojmë këtë proces”, tha ministri austriak.
Forumi Evropian po mbahet në Wachau të Austrisë dhe do të vazhdojë deri nesër.
Gjatë forumit, përfaqësuesi i lartë i BE-së do të marrë pjesë në takime pune dhe diskutime me Schallenberg, ministra të Punëve të Jashtme nga Ballkani Perëndimor, përfaqësues të think tank-eve dhe organizatave të shoqërisë civile.
Ai do të takohet edhe bilateralisht me përfaqësues të Ballkanit Perëndimor. /Klankosova.tv
Të paktën 20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...
U tha se zëvendësministri i ri i MINT-it ishte dënuar për ke...
Nga 100 euro për fëmijë e pensionistë, Rrahmani: Vendim i du...
Çfarë nuk i pëlqeu Gjestit te Xheneta gjatë darkës?
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumon...