Google ADS

Borrell: Duhet t’i japim fund prirjes negative në marrëdhëniet me Turqinë

23:10 | 9 Korrik 2020
Arbresh.info

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Marrëdhënie me Jashtë dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell, tha se “Turqia është një partner i rëndësishëm, vend anëtar dhe aleati ynë i NATO-s. Duhet t’i japim fund prirjes negative në marrëdhëniet tona dhe ta ndryshojmë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Borrell mbajti një fjalim në sesionin “Stabiliteti dhe Siguria në Detin Mesdhe: Roli negativ i Turqisë” të Partisë Popullore Evropiane (EPP) në Asamblenë e Përgjithshme të Parlamentit Evropian (PE).

Ai rikujtoi se pas vizitave në Greqi dhe Administratës Greke të Qipros Jugore ka vizituar edhe Turqinë, duke shtuar se “Sigurimi i stabilitetit dhe sigurisë në Detin Mesdhe kërkon angazhim kolektiv”.

Borrell vuri në dukje se përleshjet që vazhdojnë në Libi dhe Siri si dhe zhvillimet në rajon drejtpërdrejt ndikojnë interesin dhe sigurinë e BE-së.

– “Nuk mund të injorojmë interesat tona të përbashkëta me Turqinë”

“Edhe Turqia është një ndër aktorët në rajon që ndikohet dhe është aktive nga situata në Siri dhe Libi” tha Borrell.

Kryediplomati evropian tërhoqi vëmendjen në mospajtimin në lidhje me çështje të ndryshme përfshirë operacionin “Burimi i Paqes” me Turqinë. “Por nuk mund të injorojmë interesat tona të përbashkëta. Turqia tregoi bujari dhe solidaritet të madh ndaj më shumë se 3,5 milionë refugjatë sirianë”, theksoi Borrell.

“Turqia shfaq një qëndrim agresiv në Detin Mesdhe”, deklaroi ai, duke nënvizuar se nga ana tjetër duhet të punohet me Turqinë për arritjen e zgjidhjes politike në Siri dhe Libi.

“Turqisë i dhamë mesazh të hapur se jemi kundër aktiviteteve të saj në Mesdheun Lindor. Jemi të vendosur në mbrojtjen e vlerave tona, kufijtë dhe të drejtat e sovranitetit të vendeve tona anëtare”, theksoi Borrell.

“Turqia është një partner i rëndësishëm, vend anëtar dhe aleati ynë i NATO-s. Duhet t’i japim fund prirjes negative në marrëdhëniet tona dhe ta ndryshojmë”, vazhdoi ai më tutje.

– “Turqia duhet të jetë në pajtueshmëri me legjislacionin e BE-së”

Nga ana tjetër, raportuesi i PE-së për Turqinë, Nacho Sanchez Amor, tërhoqi vëmendjen se marrëdhëniet Turqi dhe BE kalojnë nga një periudhë të vështirë.

Sanchez tha se ekziston mungesa e besimit që ndikon në bazën e marrëdhënieve midis palëve.

“Duhet të veprojmë në solidaritet me Greqinë dhe Qipron” u shpreh Sanchez duke shtuar se Turqia duhet të jetë në pajtueshmëri me legjislacionin e BE-së.

Ndërsa kryetari i grupit të EPP, Manfred Weber, duke theksuar se sesionin e kanë organizuar për shkak se ndjejnë shqetësim nga aktivitetet e Turqisë, problemet mes Turqisë me Greqinë dhe Administratës Greke të Qipros Jugore nuk janë bilaterale por përfshijnë gjithë BE-në.

“Jemi të gatshëm për partneritet me Turqinë por jemi gjithashtu të rishikojmë partneritet tona aktuale. Mendoj se është gabim zhvillimi i bisedimeve të anëtarësimit me Turqinë”, tha Weber.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme