“Borrell dhe Blinken diskutuan për lëvizjen ushtarake të Rusisë në kufirin e Ukrainës dhe në Krime dhe se kanë shprehur shqetësimin e thellë nga grumbullimi ushtarak në rritje i forcave ruse në javët e fundit”.
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell dhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, diskutuan zhvillimet e fundit në Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga zyra e përfaqësuesit të BE-së thuhet se Borrell dhe Blinken diskutuan për lëvizjen ushtarake të Rusisë në kufirin e Ukrainës dhe në Krime dhe se kanë shprehur shqetësimin e thellë nga grumbullimi ushtarak në rritje i forcave ruse në javët e fundit.
Gjithashtu Borrell dhe Blinken kanë rënë dakord për të punuar së bashku për sigurimin e stabilitetit në Afganistan, si dhe kanë shkëmbyer pikëpamjet lidhur me krizën që vazhdon në Etiopi.
Ndër të tjera Borrell dhe Blinken diskutuan edhe për situatën e fundit në bisedimet e kryera rreth marrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe fuqive perëndimore.
Studentët serbë protestojnë në rrugët e Beogradit
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Fushata zgjedhore, LVV sot mban tubim elektoral në Pejë
PDK mban sot konferencë për media, s’dihet arsyeja
Rifillon procesi gjyqësor ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Kr...