Google ADS

Borrell: BE, sanksione të tjera ndaj Bjellorusisë nëse pranon armët bërthamore

23:32 | 26 Mars 2023
E.H

BE-ja i ka kërkuar Bjellorusisë të mos pranojë armë bërthamore ruse, duke thënë se mund të përballet me sanksione të mëtejshme nëse e bën diçka të tillë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell u shpreh se pranimi i armëve bërthamore nga Bjellorusia, do të nënkuptonte një përshkallëzim të papërgjegjshëm dhe kërcënim për sigurinë evropiane.

“Një Bjellorusi që pret armë bërthamore ruse do të nënkuptonte një përshkallëzim të papërgjegjshëm dhe kërcënim për sigurinë evropiane. Bjellorusia ende mund ta ndalojë atë, është zgjedhja e tyre. BE-ja është e gatshme të përgjigjet me sanksione të mëtejshme”, shkroi Borrell në Twitter.

Të shtunën Presidenti Vladimir Putin njoftoi planet e Rusisë për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusinë fqinje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme