Shefi i politikës së jashtme Josep Borrell, tha se ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, gjatë takimit në Bruksel më 22 janar, u pajtuan se tani nuk është koha për të reduktuar ndihmën për Ukrainën.
“Përkundrazi, ne duhet të bëjmë më shumë dhe më shpejt sa i përket burimeve financiare, pajisjeve ushtarake, trajnimeve ushtarake dhe gjithë mbrojtjen që i duhet Ukrainës. Ne do të vazhdojmë të punojmë që të projektojmë këtë ndihmë”, tha Borrell gjatë konferencës për media pas takimit.
Ai po ashtu njoftoi se planifikon të vizitojë Ukrainën në javën e dytë të shkurtit, por nuk dha një datë specifike për vizitën e tij, apo se me kë planifikon të takohet.
Në agjendën e takimit të parë të këtij vitit të ministrave të Jashtëm të BE-së u përfshin luftërat në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.
Mbrojtja e Ukrainës kundër pushtimit të nisur nga Rusia vazhdon të jetë prioritet për BE-në, tha Borrell para takimit në Bruksel, duke shtuar se konfliktet në Lindjen e Mesme nuk do të shpërqendrojnë bllokun.
Ukraina “është pika e parë në agjendë”, tha Borrell para takimit.
“Fakti që ne jemi të përfshirë për të kërkuar një zgjidhje për Lindjen e Mesme nuk nënkupton që ne nuk do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën”, tha ai.
Ndërkaq, ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, tha se shteti i tij po mbështetet në hapa të shpejtë gjatë çerekut të parë të këtij viti sa i përket hapjes së negociatave për anëtarësim në BE. Ai po ashtu i bëri thirrje bllokut që të rrisë furnizimet me armë dhe të miratojë programin për mbështetje afatgjate për Kievin.
Lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja – ka qenë në fokus të Brukselit që kur nisi lufta më 7 tetor, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit.
Përderisa BE-ja ka thënë se Ukraina vazhdon të jetë prioritet, disa shtete anëtare kanë bërë deklarata muajve të fundit, duke ngritur pyetje nëse një mbështetje e tillë duhet të vazhdojë.
Para takimit në Bruksel, ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, kritikoi “partinë proluftës në Bruksel” se po kërkon që t’i ofrojë ndihmë ushtarake Ukrainës në vlerë prej 5 miliardë dollarësh.
Ndërkaq, Sllovakia ka paralajmëruar se do të vendosë veto nëse Ukraina vendos t’i bashkohet NATO-s, sepse sipas kryeministrit të këtij shteti, Robert Fico, anëtarësimi në aleancën ushtarake perëndimore të Kievit do të nënkuptonte “asgjë tjetër përpos bazë për Luftën e Tretë Botërore”./rel
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve