Google ADS

Borrell: BE do të dërgojë 500 milionë euro ndihmë ushtarake në Ukrainë

18:33 | 13 Prill 2022
KRG

Të 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian ranë dakord të dërgojnë 500 milionë euro të tjera ndihmë ushtarake për Ukrainën, njoftoi të mërkurën nëpërmjet një deklarate diplomati i lartë i BE-së, Josep Borrell.

Ai tha se është thelbësore që Bashkimi Evropian të rrisë mbështetjen ushtarake për Ukrainën, derisa Rusia përgatitet për një sulm të ri në lindje të vendit pasi “javët e ardhshme do të jenë vendimtare”.

Kjo është paketa e tretë e ndihmës ushtarake që BE-ja ka rënë dakord të dërgojë në Ukrainë, prej fillimit të pushtimit rus.

Në total, BE-ja ka dërguar 1.5 miliard euro ndihmë ushtarake.

Në muajt shkurt dhe mars, BE-ja njoftoi për dy këste të mëparshme të ndihmës ushtarake, secila me vlerë prej 500 milionë eurosh, që ishte hera e parë që bllokun armatos një vend që nuk është anëtar i BE-së.

Ndihma prej 500 milionë eurosh përfshin pajisje, karburante, pajisje mjekësore dhe armë.

Qeveria ukrainase ka njoftuar se vende të tjera të BE-së, si Sllovakia dhe Republika Çeke kanë ofruar tashmë armatim të rëndë. /REL/

Të ngjashme