Google ADS

Boris Johnson: Ukraina duhet të anëtarësohet në NATO sa më shpejt të jetë e mundur

08:04 | 3 Maj 2023
K.B

Ish kryeministri britanik, Boris Johnson thotë se Ukraina duhet të marrë ftesë dhe të përgatitet për anëtarësimin në NATO sa më shpejt të jetë e mundur.

Ai tha gjithashtu se ishte “qesharake të thuash se anëtarësimi i Ukrainës mund të jetë në një farë mënyre provokues për Rusinë”, duke pasur parasysh veprimet e Kremlinit.

Sekretari i Jashtëm James Cleverly nderoi Johnson për “lidershipin që ai tregoi në një moment jetik në kohë”, duke shtuar: “Pozicioni i NATO-s në lidhje me Ukrainën është i paqartë. Ftesa i është bërë Ukrainës për t’u anëtarësuar në NATO.”

Johnson vizitoi Kievin para se të jepte dorëheqjen si kryeministër vitin e kaluar. Ai ka qenë një nga mbështetësit më të zëshëm të Ukrainës gjatë luftës./euronews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme