Boris Johnson shtrëngon duart me robotë gjatë një udhëtimi në Japoni

20:16 | 20 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Udhëtimi i Sekretarit të  Jashtëm të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, në Japoni ka marrë një kthesë qesharake, pasi shumë fotografë e kapën momentin përderisa ai shtrëngonte duart me një robot.

Johnson njihet për sjelljet e tij të çuditshme, por vizita diplomatike e tij në Japoni  dhe përshëndetja e tij me robotët ka bërë bujë në mediat britanike, transmeton portali arbresh.info

Gjatë vizitës në  Institutin e Kërkimeve për Shkencën dhe Inxhinierinë në Tokio, ai ka shtrënguar duar me një robot të quajtur Wabian 2.

Por përpos shtrëngimit të duarve, në një fotografi Johnson duket sikur po i jep mësim robotit se si duhet të qëndrojë.

Robotët që pa ai janë duke u zhvilluar për të ndihmuar në situata të fatkeqësive dhe për kujdes shëndetësor.

Gjatë vizitës në Japoni, Johnson ka deklaruar se ‘kjo vizitë lidhet me ndërtimin e marrëdhënieve tona historike, e cila bazohet në vlera të përbashkëta, si mbështetja e demokracisë, të drejtat e njeriut dhe tregëtia e lirë’./Arbresh.info

bojo-robot-japan-1007318 boris-johnson-japan-robot-1007312 boris-johnson-robot-maybot-1007313 boris-johnson-robot-tokyo-1007315

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme