Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është zotuar se vendi i tij do të “vazhdojë të ushtrojë presion maksimal” ndaj Rusisë.
“Veprimet e Britanisë së Madhe dhe aleatëve perëndimorë do të sigurojnë që Vladimir Putin të ndjejë pasojat e veprimeve të tij”, tha Johnson, transmeton portal arbresh.info
“Ne flasim me një zë kur themi se Putini duhet të dështojë”, shtoi ai.
Johnson i ka bërë këto komente përpara një vizite zyrtare në Poloni dhe Estoni, ku do të takohet me krerët e NATO-s dhe do të vizitojë trupat britanike.
Ai tha se të dy vendet janë “prekur në mënyrë akute” nga pushtimi rus.
“Ne kemi vlera të përbashkëta që janë më të rëndësishme se kurrë për t’u mbrojtur, pasi situata humanitare po përkeqësohet”, tha ai para gazetarëve.
Perspektivat e një krize humanitare po rriten në Europën Lindore, ndërsa refugjatët ukrainas po vazhdojnë të kalojnë kufijtë e tyre në masë./bbc/arbresh.info/
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...
Policia shpall në kërkim personat që shihni në foto
Kurti mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të 7-të i...