Ish kryeministri britanik, Boris Johnson, ka pretenduar se një pajisje përgjimi është gjetur në banjën e tij personale në Zyrën e Jashtme, pas një vizite nga Benjamin Netanyahu në vitin 2017.
Johnson thotë se kur Netanyahu e vizitoi departamentin e tij, ekipi i sigurisë së tij gjeti pajisjen në tualet, pas përdorimit nga kryeministri izraelit.
Gjatë takimit në zyrën e tij të vjetër Johnson tregon se Netanyahu, të cilit i referohet si “Bibi”, u largua për t’u shkëputur për pak kohë, dhe më vonë, gjatë një kontrolli rutinë për pajisje përgjuese, gjetën pajisjen në tualet.
Në librin e tij të ri “Unleashed”, Johnson shkruan: “Atje Bibi shkoi për disa minuta, dhe ndoshta nuk është rastësi, por më thanë se më vonë, kur bënin një kontroll të rregullt për përgjues, se gjetën një pajisje përgjimi”.
Kur u pyet gjatë një interviste nga “The Telegraph” nëse mund të jepte më shumë detaje mbi këtë ngjarje, Johnson tha: “Mendoj se gjithçka që ju nevojitet për të ditur për atë episod është në libër.”
Rreth të njëjtës periudhë, Izraeli u akuzua për vendosje të pajisjeve të përgjimit në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas zyrtarëve amerikanë, Uashingtoni arriti në përfundim se Izraeli potencialisht kishte vendosur pajisje për përgjim të celularëve, të cilat u gjetën afër Shtëpisë së Bardhë dhe vendeve të tjera të ndjeshme rreth kryeqytetit.
Londra gjithashtu është akuzuar për spiunazh ndaj qeverisë izraelite dhe misioneve të saj jashtë, bazuar në informacione të klasifikuara amerikane, që u publikuan në vitin 2016 nga gazeta franceze “Le Monde”.
Megjithëse nuk ka punuar kurrë në Mossad, agjenci e spiunazhit të Izraelit, Netanyahu njihet për bashkëpunimin e ngushtë me ta, shkruan “The Telegraph”.
Si agjencia e dytë më e madhe e spiunazhit në botën perëndimore pas CIA-s, ajo fokusohet në mbledhjen e inteligjencës të huaj dhe operacioneve sekrete.
Johnson, 60 vjeç, shërbeu si ministër i Jashtëm i Britanisë midis viteve 2016 dhe 2018, dhe më pas si kryeministër nga 2019 deri në 2022, kur u detyrua të jepte dorëheqje, për akuza se kishte shkelur kufizimet e COVID-it të cilat i kishte vendosur vetë qeveria e tij.
Politikani konservator — një ish-gazetar me gjuhë të mprehtë, ka qenë gjithmonë pro-Izrael gjatë karrierës së tij, dhe vazhdon të mbajë një ton pro-Izrael në kolumnën e tij të rregullt në Daily Mail, që është e orientuar nga djathta.
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...