Boris Johnson në gjendje më të mirë, pas natës së dytë në repartin intensiv

11:22 | 8 Prill 2020
Arbresh.info

Kryeministri britanik, Boris Johnson, është në gjendje më të mirë pasi kaloi natën e dytë në njësinë e kujdesit intensiv për trajtimin nga Covid-19, raportuan mediat angleze.

Boris Johnson, i cili rezultoi pozitiv me Covid-19 dy javë më parë, u pranua në spitalin St.Thomas të dielën dhe u transferua në njësinë e kujdesit intensiv të hënën, pasi gjendja e tij u përkeqësua, transmeton Telegrafi.

Udhëheqësi britanik 55-vjeçar mori oksigjen, por nuk u vendos në një respirator.

“Ndihet mirë. Tashmë është i qëndrueshëm dhe në gjendje më të mirë”, tha të mërkurën Edward Argar, zëvendësministri i shëndetësisë”.

“Ai ka marrë oksigjen, por që nuk është vendosur në një respirator”, tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme