Google ADS

Boris Johnson mund të bëhet sekretar i NATO-s

15:33 | 27 Korrik 2022
A. B.

Boris Johnson po përflitet se mund të jetë Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, pasi mandati i Jens Stoltenberg të përfundojë vitin e ardhshëm. Figura të larta të Partisë Konservatore në Mbretërinë e Bashkuar kanë qenë ata që kanë konfirmuar të parët lajmin për agjencinë e lajmeve britanike, The Telegraph, dhe së bashku me disa deputetë ukrainas ata po lobojnë që ish-kryeministri britanik të marrë udhëheqjen e NATO-s vitin e ardhshëm.

Ndër figurat që po lakojnë emrin e Johnson është edhe ish-ministri i Brexit, David Jones i cili e quan këtë një “ide brilante”. “Boris ka qenë në ballë të nismës perëndimore kundër Putin. Boris, ishte ai që shkoi në Suedi dhe në Finlandë dhei bëri thirrje liderëve të të dy shteteve të aplikonin për anëtarësim në NATO” – tha ai, raporton “The Telegraph”.

Johnson është deklaruar qytetar nderi në Odessa pas mbështetjes së tij për Ukrainën, dhe presidenti ukrainas Volodimir Zelensky shprehu “trishtimin” e tij pas dorëheqjes së tij si kryeministër duke e përshkruar atë si “hero”.

Ndërkohë, deputeti ukrainas Oleksi Gonocharenko ka qenë ndër zërat kryesor në Ukrainë që ka dalë në mbështetje të kësaj ideje duke thënë se “Udhëheqja e Johnson gjatë luftës bëri të mundur që ndihma ushtarake, ekonomike dhe humanitare të mbërrinin në Ukrainën.” “Ai do të ishte personi i duhur që të zëvendësonte Jens Stoltenberg pasi ai i kupton sfidat me të cilat përballen NATO dhe Perëndimi. Ai do të mbështesë Ukrainën në luftën tonë kundër Hitlerit të shekullit 21” – tha ai.

Kjo do të ishte hera e katërt që britanikët marrin përsipër këtë rol të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, por zërat kritik mendojnë se në këtë iniciativë, Boris Johnson me shumë mundësi mund të haset me veton e Francës. Një zyrtar i lart i ministrisë së mbrojtjes britanike, i cili preferoi të mbetej anonim, tha për The Telegraph, se ‘Ka një probabilitet të lartë që Emmanuel Macron të mos e votojë këtë propozim’.

“E vërteta është se NATO funksiono në bazë të konsensusit. Çdo shtet mund të vendosë veto-n. Vërtetë mendoni se Macron do ta nominojë Johnson si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s? Kjo do të ishte një sfidë në vete për çdo kandidat britanik, dhe pikë. Atij do t’i duhej mbështetja e SHBA-së dhe ‘po’-ja e Francës” – tha ai. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme