Boris Johnson lirohet nga spitali, shtatë ditë pasi u pranua me simptoma të koronavirusit

14:37 | 12 Prill 2020
Arbresh.info

Është liruar nga spitali Shën Thomas në Londër, Boris Johnson.

Kryeministri britanik ka marrë veten pas shtatë ditëve kur u paraqit në spital me simptoma të koronavirusit, transmeton portali arbresh.info.

Ai dy ditë qëndroi në kujdes intensiv për shkak të problemeve me frymëmarrje, madje u vendos edhe në oksigjeno-terapi.

Sot ai në një deklaratë tha se ishte borxhli ndaj stafit mjekësor që i shpëtuan jetën.

“Nuk mund t’i falënderoj mjaftueshëm, ua kam borxh jetën”, tha Boris Johnson në deklaratën e parë në spital.

Në deklaratën e tij të shkurtër, ai ka falënderuar stafin e NHS, pas disa ditëve qëndrimi në spital, ku ishte dy ditë në kujdes intensiv, mori oksigjen, para se të kthehej në repartin normal të spitalit për t’u shëruar.

55-vjeçari tani pritet të dërgohet në shtëpi nga ku do të vazhdojë rikuperimin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme