Boris Johnson ishte pranë vdekjes dhe luftoi me korornavirusin falë një terapie të mirë intensive.
Kështu shkruan Daily Mail, duke cituar miqtë e Kryeministrit Britanik.
Ky I fundit u ka thënë atyre se jetën ua dedikon mjekëve dhe infermierëve në spitalin “St Thomas”, për të cilët mësohet të jetë shprehur: “Nuk do mundem t’i falënderoj sa duhet”.
Në një moment gjendja e Kryeministrit Johnson u rëndua aq shumë, sa kabineti hyri në lutje për të. Ndërkohë që në spital, ajo që i ofroi mbështetje ishte e fejuara e tij, e cila i dërgoi një letër bashkë me ekon e fëmijës që pritet të vijë në jetë. Mediat britanike shkruajnë se në fakt, lufta e kryeministrit me sëmundjen kishte nisur tre ditë para se ai të shtrohej në spital. Tashmë gjendja e tij është e mirë./ts/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...