Kryeministri i Britanisë së Madhe ka deklaruar se është i shqetësuar për fatin e Princeshës Latifa, një nga vajzat e sundimtarit të Dubait, dhe tha se kjo çështje do të jetë në qendër të vëmendjes.
“Kjo është diçka për të cilën ne jemi padyshim të shqetësuar, por Komisioni i KB për të Drejtat e Njeriut po e konsideron atë. Unë mendoj se do të presim dhe do të shohim se si do të përparojnë. Ne do ta mbajmë një vështrim mbi të”, tha Johnson para gazetarëve, raporton Reuters, transmeton portal arbresh.info
Kombet e Bashkuara njoftuan më herët sot se do të hetojnë çështjen e arrestimit të Princeshës Latifa, vajza e sundimtarit të Dubai, me autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Princesha Latifa ka akuzuar babanë e saj se e mban të zënë rob në Dubai që nga viti 2018, kur u përpoq të arratisej nga qyteti dhe në një video të regjistruar fshehurazi, ajo zbuloi se kishte frikë për jetën e saj, raporton BBC.
Për shkak të asaj video, thirrjet u dërguan nga e gjithë bota në Kombet e Bashkuara për të hetuar rastin.
Babai i Princeshës Latifa, Sheik Mohammed bin Rashid el Maktoum, është një nga krerët më të pasur të shtetit në botë, sundimtari i Dubait dhe nënkryetari i Emirateve të Bashkuara Arabe./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...