Boris Johnson do të përballet me Jeremy Hunt në betejën finale për t’u bërë lider i Konservatorëve dhe kryeministër, pasi Michael Gove është përjashtuar në një margjinë prej dy pas raundit të fundit të votimit të deputetëve.
Figura kryesore e Brexitit, Johnson, fitoi mbështetjen e më shumë se gjysmës së 313 deputetëve Konservatorë në raundin e pestë të votimit në Westminister me një total prej 160, transmeton portali arbresh.info.
Sekretari i Jashtëm, Hunt doli në vendin e dytë me 77 vota kundrejt 75 sa mblodhi sekretari i ambientit Gove.
Pritet që pasardhësi i Theresa May si kryeministër të emërohet deri më 22 korrik./Arbresh.info/
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë