Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson, ka thënë se Libia mund të bëhet një Dubai e re nëse largon trupat e vdekur.
Kjo është gafa e fundit e diplomatit britanik, i cili këtë koment e bëri para anëtarëve të Partisë Konservatore, transmeton portali arbresh.info
“Investitorët britanikë kanë një vizion të shkëlqyeshëm për ta kthyer Sirten në një Dubai. E vetmja gjë që duhet të bëjnë ata që të largojnë trupat e vdekur dhe më pas ne do jemi atje”, tha ai.
Britania dhe Franca morën një rol udhëheqës në sulmet që ndihmuan rebelët të përmbysnin Muamar Gadafin në vitin 2011. Vendi më pas ka kaluar në kaos, ku janë shënuar mijëra viktima.
Kohëve të fundit, Libia është kthyer edhe një rrugë tranziti për emigrantët afrikanë që duan të hyjnë në vendet e pasura të BE-së./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...