Google ADS

Borë në qershor, Putin bën shaka me Trump’in

22:10 | 2 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Përderisa shumica e vendeve në hemisferën veriore shijojnë mot të mirë dhe kohë të mirë, Moska është zënë mbuluar nga reshjet e borës.

Në ditën e dytë zyrtarë të verës në Rusi dhe një ditë pas tërheqjes së SHBA-ve nga marrëveshja e ndryshimeve klimatike të Parisit, qytetarët e Rusisë janë zënë në befasi nga bora, transmeton portali arbresh.info

Kjo nuk kaloi pa vëmendjen e Presidentit rus, Vladimir Putin, i cili gjatë një forumi ekonomik në Shën Petersburg ka bërë shaka me vendimin e Trump.

“Në Moskë bie shi dhe bën ftohtë, madje edhe borë. Por a duhet tani të fajësojmë imperializmin amerikan për këtë gjë? S’do e bëjmë ne”, tha ai me shaka.

Vendimi i Trump ka mbajtur premtimin e dhënë gjatë fushatës, ku tha se do të tërheqë SHBA-të nga marrëveshja për klimën në Paris.

Kritika mbi tërheqjen nga marrëveshja e Parisit, Donald Trump ka marrë nga një numër i madh lideresh në botë./Arbresh.info

https://www.instagram.com/p/BU1hlb3BDgn/

https://www.instagram.com/p/BU1gI09FeN6/

https://www.instagram.com/p/BU1hgmpA8eZ/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme