Borë e madhe në Britani, disa aeroporte mbyllin pistat

11:20 | 5 Janar 2025
E.G

Aeroportet e Manchesterit, ai “John Lennon” i Liverpoolit dhe ai i Birminghamit kanë mbyllur pistat e tyre pas borës së madhe që ka rënë gjatë natës.

Autoritetet e këtij shteti kanë bërë të ditur se po punohet për të rikthyer funksionimin e tyre “sa më shpejt të jetë e mundur”, raporton BBC.

Temperaturat sipas autoriteteve kanë rënë në -11 gradë celsius gjatë natës në Loch Glascarnoch dhe Skoci, pasi disa pjesë të Mbretërisë së Bashkuar po përjetojnë ndërprerje të energjisë pas borës së madhe.

BBC shkruan se një alarm për mot të ashpër është lëshuar pasi 25 cm borë mund të bjerë në disa pjesë të Anglisë veriore, sipas National Highways.

Përveç udhëtimit ajror, pasagjerët që udhëtojnë me tren gjatë ditës së diele mund të kenë gjithashtu ndërprerje dhe vonesa, ka bërë të ditur National Rail.

Kufizimet e shpejtësisë dhe mbylljet e linjave për shkak të akullit dhe borës janë masa që mund të përdoren nga operatori për të siguruar që trenat të vazhdojnë të lëvizin në mënyrë të sigurt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme