Një stuhi e fuqishme dimërore që përfshin këtë javë Shtetet e Bashkuara, mund të sjellë Krishtlindjet më të ftohta në 4 dekada.
Vala e të ftohtit, që sipas ekspertëve vjen një herë në gjeneratë, nisi në veriperëndim të paqësorit të enjten, para t’i drejtohet lindjes ku do të shndërrohet në një “ciklon bombë” ditën e premte.
Më shumë se 90 milionë njerëz janë paralajmëruar për mot të keq në 37 shtete.
80 përqind e tyre, pritet të përjetojnë temperatura të acarta disa gradë nën zero, përfshirë edhe shtetet në jugun e largët, të tilla si Teksas.
E pagëzuar si stuhia dimërore Elliot, shpërthimi arktik pritet të sjellë Krishtlindjet më të ftohta për zonën e Midwest, që prej fundit të viteve 80-të.
Edhe shteti i diellit, Florida, parashikohet të ketë festat më të ftohta në 30 vite.
Stuhia pritet të sjellë erëra të fuqishme dhe reshje të dendura bore, duke vështirësuar kushtet e udhëtimit në prag të Krishtlindjeve.
Shumë kompani ajrore po u ofrojnë pasagjerëve fluturime alternative, në zonat që pritet të preken më së shumti.
Qindra fluturime nga Denver në Chicago janë anuluar.
Në Denver termometri shënoi -26 gradë celsius këtë të enjte ndërsa Chikago është paralajmëruar të përgatitet për reshje të dendura bore./A2/
Kampionia bie për herë të dytë në Prizren këtë sezon
Zyrtari amerikan pritet në takim nga Rama: Integrimi në BE, ...
Kader Kicaj publikon pamje nga festa e ditëlindjes
Bora vazhdon shkëlqimin, triumfon ndaj Yllit në kryeqytet
“Mos prek me dorë”, tensionohet situata mes Gjestit dhe Gert...
Zgjedhjet presidenciale në Rumani do të mbahen më 4 dhe 18 m...