Bora pushton veriun e Zvicrës, Austrisë dhe Gjermanisë

10:19 | 28 Shtator 2020
A Z

Reshjet e para të dëborës i kanë bërë një “surprizë” banorëve të disa rajoneve veriore në Zvicër, Austri dhe Gjermani. Natën e të shtunës pati një rënie të ndjeshme të temperaturave dhe reshje të dendura bore, ndërkohë që lartësia e tyre ka arritur në 25 centimetra në qytetin Montana në jug të Valais, në Zvicër.

Sipas agjencisë meteorologjike ky është një rekord i ri për këtë vit. Rrugët janë bllokuar nga akulli dhe dëbora në rajonet malore si në Austri ashtu edhe në Zvicër e ndërsa autoritetet kanë bërë thirrje për marrjen e masave nga strukturat, por edhe vetë banorët. Reshjet e para të dëborës kanë befasuar në këto ditë shtatori edhe banorët e rajonit të Bavarisë në Gjermani, një e papritur e këndshme e këtij fenomeni atmosferik për gjermanët/Shqiptarja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme