Policia dhe ushtria spanjolle kanë shpëtuar mijëra njerëz të bllokuar në rrugë në qendër të vendit, pasi reshjet e mëdha të borës kanë detyruar mijëra njerëz të kalojnë natën brenda makinave.
Qindra automjete u bllokuan nga bora në autostradën AP-6 në Kastil dhe León dhe në pjesët veri-perëndimore të rajonit të Madridit, transmeton portali arbresh.info
Disa nga shoferët kanë qëndruar të bllokuar deri në 18 orë.
Më shumë se 150 anëtarë të njësisë së emergjencave ushtarake të ushtrisë u vendosën herët të dielën për të ndihmuar oficerët e Guardia Civil të bartnin makinat e bllokuara.
Policia ka bërë thirrje që të bëhet kujdes gjatë natës, ndërsa ka theksuar që të shmangen daljet e panevojshme me makinë./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?