Bora e rëndë që ka mbuluar Europën veriore ka shkaktuar shumë aulime dhe vonesa në aeroportin Schiphol të Holandë dhe të Brukselit.
Rreth 400 fluturime janë anuluar në Schiphol, në një nga aeroportet më të mëdha në Europë dhe rreth 200 të tjetër janë anuluar në Bruksel, shkruan “BBC”, transmeton portali arbresh.info
Udhëtarët janë këshilluar që të kontrollojnë përditësimet e fluturimeve nga shtëpia, në mënyrë që të shmangin rrugën e keqe për në aeroport.
Në Gjermani, dëbora e madhe ka shkaktuar shumë përplasje makine dhe bllokime të trafikut, si dhe vonesa të trenave.
Më shumë se 300 fluturime janë anuluar të dielën në aeroportin e Frankfurtit, që është njëri ndër më të ngarkuarit në Gjermani.
Aeroporti holandez në Eindhoven u mbyll përkohësisht për shkak të borës dhe shumë shkolla holandeze mbetën të mbyllura deri të hënën.
Në Francë, 32 rajone janë vënë në emergjencën “portokalli”, pasi një studi me nofkën “Ana” goditi bregun e Atlantikut, me erëra që përpëliteshin deri në 150km / h (93mph).
Ne vendet malorë është lëshuar alarmi për orteke.
Bora gjithashtu është përhapur në jug të Italisë, duke shkaktuar kaos në trafik. Në Liguria, Piemonte dhe Toskana janë mbyllur shkollar, ndërsa shërbimi i trageteve jashtë Napolit ka pezulluar punimet për shkak të erës së fuqishme.
Në Mbretërinë e Bashkuar, dhjetëra fluturime u anulluan në Heathroë dhe kushtet e rrugëve u përshkruan si të vështira në shumë zona./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...