Bora dhe akulli paralizuan pjesë të Britanisë së Madhe dhe Francës veriore ku humbën jetën dy persona.
Njëzet persona janë lënduar nga moti i akullt që ka goditur veriun e Francës, njoftuan autoritetet lokale.
Një burrë u vra kur rrëshqiti në akull dhe goditi kokën në dysheme, dhe një tjetër u gjet i vdekur jashtë dhe besohet të jetë një i pastrehë.
Shërbimet e shpëtimit kanë qenë në terren që nga dita e djeshme për shkak të aksidenteve në komunikacion dhe rënieve dhe lëndimeve të shpeshta të qytetarëve.
Në Britaninë e Madhe janë dhënë paralajmërime për motin dhe pritet që gjatë ditës në disa pjesë të vendit temperaturat të zbresin deri në minus 16 gradë.
Pistat në aeroportin e Mançesterit u mbyllën për pak kohë mëngjesin e sotëm për shkak të borës së madhe.
Meteorologët britanikë kanë paralajmëruar se kushtet e motit do të pengojnë trafikun.
Ditët e mëparshme gjatë festës, aeroportet, hekurudhat dhe rrugët janë ndërprerë nga bora, reshjet e shiut dhe shirat, si dhe një numër i madh i nisjeve janë vonuar ose anuluar./abcnews.al
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...