Bombardues rusë pranë brigjeve të SHBA

23:56 | 12 Maj 2018
Trina Galanxhi

Dy avionë bombardues rusë “TU-95” janë diktuar nga avionët amerikanë US F-22 pranë brigjeve të Alaskës, në territor ndërkombëtar, sipas Komandës Amerikane të Mbrojtjes Ajrore.

Avionët rusë kanë fluturuar në territorin e quajtur “Zona e Identifikimit për Mbrojtje Ajrore”, që përfshin 300 km hapësirë që nga brigjet e Alaskës.

“Avionët rusë u diktuan dhe u monitoruan nga avionët amerikanë derisa u larguan nga zona e identifikimit”, thonë autoritete amerikane./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme