Ukraina dhe Rusia këtë të dielë nuk kanë arritur që të bien dakord për të hapur kanalet humanitare për evakuimin e civilëve.
Zvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk ka theksuar se fatkeqësisht sot nuk do të ketë rrugë evakuimi për civilët.
“Ne nuk kemi qenë në gjendje të biem dakord për armëpushimet në rrugët e evakuimit. Prandaj, për fat të keq, sot nuk po hapim korridore humanitare”, ka thënë ajo.
Vereshchuk tha gjithashtu se autoritetet ukrainase kishin kërkuar korridore humanitare për evakuimin e civilëve dhe trupave të plagosur ukrainas nga porti i rrethuar i Mariupolit.
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet