Të paktën 2 civilë kanë humbur jetën dhe 2 të tjerë janë plagosur në sulmet me bombardime në rajonin e Luhansk në Ukrainën lindore, ndërsa forcat ruse vazhdojnë të futen në lindjen industriale të vendit, shkruan skynews.
Guvernatori i rajonit lindor të Ukrainës Luhansk ka thënë se dy civilë janë vrarë dhe 2 tjerë janë plagosur në qytetin e Zolote. Forcat ruse kanë intensifikuar sulmet e tyre në Ukrainën lindore dhe po synojnë të marrin nën kontroll zonat e kontrolluara nga forcat ukrainase.
Gjithashtu 3 civilë kanë humbur jetën dhe 7 të tjerë janë plagosur në sulmet me bombardime në rajonin Donetsk. Ndërkohë sipas autoriteteve lokale, forcat ruse kanë goditur me raketa Odesën.
Odesa, në Ukrainën jugore, ka qenë një nga zonat më të qeta për sa i përket bombardimeve ruse por qyteti është përgatitur prej javësh për një sulm rus.
/abcnews.al
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...