Bombardime nga ajri në dasmë, 20 të vrarë mes tyre edhe nusja

23:36 | 23 Prill 2018
Trina Galanxhi

Të paktën 20 persona që merrnin pjesë në një ceremoni dasme në Jemenin e veriut, përfshirë këtu nusen, raportohen të jenë vrarë në një sulm ajror.

Mjekët raportojnë se më tepër se 30 persona të tjerë janë plagosur nga sulmi mbrëmjen e së dielës në rajonin e Bani Qais.

Lëvizja rebele “Houthi” fajësoi për ngjarjen koalicionin e udhëhequr nga Arabia Saudite që mbështet qeverinë e Jemenit në luftën civile që ka përfshirë vendin prej 3 vitesh.

Ndërkohë që një zëdhënës i koalicionit ka deklaruar se ngjarja do të “hetohet plotësisht”, duke theksuar se në asnjë moment civilët nuk kanë qenë objekt i shënjestrës së tyre.

Por grupet për të drejtat e njeriut i akuzojnë se jo pak herë kanë bombarduar markete, shkolla, spitale dhe zona rezidenciale./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme