Një bombë e vendosur në rrugë ka vrarë të paktën 11 persona nga e njëjta familje që ishin nisur për një dasmë në lindje të Afganistanit.
Pesë gra, pesë fëmijë si dhe një burrë ishin në një automjet në kohën e shpërthimit që ndodhi në provincën e Logarit, transmeton portali arbresh.info.
“Të gjithë ishin anëtarë të një familjeje,” tha guvernatori i provincës. “Ata ishin duke shkuar për të marrë pjesë në një ceremoni martese”.
Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por Kombet e Bashkuara kanë kritikuar grupe kryengritëse si talebanët për përdorimin e bombave në rrugë që shpesh godasin civilët./Arbresh.info
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...