Teherani sipas të gjitha gjasave është prapa sabotimit të anijeve cisternë jashtë brigjeve të Emirateve të Bashkuara Arabe, pretendon Këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Bolton.
Megjithatë, ai nuk ka ofruar dëshmi lidhur me akuzat, transmeton portali arbresh.info.
Bolton pohoi të mërkurën se Irani ishte “pothuajse me siguri” pas një sulmi që synonte katër depozita nafte në brigjet e Fujairahut.
Duke folur për gazetarët në një konferencë shtypi në kryeqytetin e Emiratit të Abu Dhabit, Bolton pohoi gjithashtu se Irani ishte pas një sulmi të dështuar në portin naftë Saudite të Yanbu. Irani përdori “minat detare” për të kryer sulmin ndaj tankerëve të naftës, tha Bolton, pa hyrë në detaje.
Akuzat vijnë vetëm disa ditë pasi Pentagoni fajësoi Gardën Revolucionare të Iranit për sulmin.
Ministria e jashtme e Iranit ka kërkuar më shumë informacion rreth asaj që ndodhi në bregdetin e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe paralajmëroi se incidenti mund të ishte një “komplot nga keqdashësit”.
Teherani ka mohuar ndonjë përfshirje në sabotimin e supozuar, por thotë se nuk është i frikësuar nga retorika e zjarrtë e Uashingtonit dhe vendosja ushtarake./Arbresh.info/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...