Bolton: Testimet e raketave nga Koreja Veriore, shkelje e rezolutave të OKB-së

08:37 | 26 Maj 2019
Arbresh.info

Këshilltari për siguri kombëtare i Shteteve të Bashkuara, John Bolton tha se seria e testime të raketave me gjysmë-veprim nga Koreja e Veriut më herët gjatë këtij muaji, është shkelje e rezolutave të Këshillimit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të cilat, sipas tij, duhet të respektohen.

Pozicioni i Uashingtonit ndaj denukleazimit të Gadishullit Korean, vazhdon të jetë konsistent, dhe dështimet e vazhdueshme nga Koreja e Veriut, që të heqë dorë nga armët bërthamore, duhet të ndalet, tha Bolton, duke shtuar se Uashingtoni është i gatshëm që të rikthehet në çdo kohë në bisedime me Phenjanin, raporton AP.

Këto komente për gazetarët Bolton i bëri në Tokio, teksa presidenti amerikan, Donald Trump ka nisur vizitën e tij katërditore në këtë shtet.

“Rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ndalojnë Korenë e Veriut që të testojë çfarëdo rakete balistike. Nuk ka asnjë dyshim që këto rezoluta janë shkelur”, tha Bolton.

Koreja e Veriut ka testuar raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi më 4 dhe 9 maj, duke i dhënë fund një pauze të testimeve, që kishte nisur kah fundi i vitit 2017.

Sipas Bolton, Trump, gjatë qëndrimit të tij në Japoni, do të bisedojë me kryeministrin e këtij shteti, Shinzo Abe për t’u “siguruar që integriteti i rezolutave të Këshillit të Sigurimit të respektohen”.

Komentet e këshilltarit Bolton vijnë një ditë pasi media shtetërore verikoreane, tha se negociatat bërthamore me Uashingtonin nuk do të rifillojnë derisa SHBA-ja të heqë dorë, nga ato që Phenjani përshkruan si kërkesa unilaterale të çarmatimit.

Uashingtoni ka thënë se bisedimet me Korenë e Veriut janë ndërprerë pasi ky shtet ka kërkuar heqjen e sanksioneve amerikane, në këmbim të heqjes dorë, në formë të pjesshme të kapaciteteve bërthamore.

Presidenti Donald Trump dhe lideri verikorean Kim Jong Un kishin mbajtur një samit në Hanoi në muajin shkurt, por takimi përfundoi pa marrëveshje, për shkak, siç u tha, kërkesës së Koresë së Veriut, që Uashingtoni të heqë sanksionet ndaj Phenjanit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme