Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, u ka prirë mijëra motoçiklistëve në fushatën e nisur për të siguruar përkrahje para zgjedhjeve të muajit tetor. Sipas sondazheve, ai nuk i ka punët mirë me përkrahjen e brazilianëve.
Bolsonaro, që kishte veshur një xhaketë lëkure, drejtoi motoçikletën “Honda” për 130 kilometra nga Sao Paulo në Americana. Bolsonaro krejt fushatën e tij e ka përqendruar në shtetin e Sao Paulos. Disa prej ministrave të tij kanë dhënë dorëheqje në javët e fundit për të garuar në Senatin e këtij shteti, me qëllim që presidenti Bolsonaro të sigurojë votat në këtë senat.
Ai siguroi më shumë se dy të tretat në zgjedhjet e vitit 2018, mirëpo sondazhet e javës së fundit kanë treguar se ish-presidenti majtist, Luiz Inacio Lula da Silva, është shumë afër tij në këtë shtet.
Sondazhet për zgjedhjet presidenciale kanë treguar se Da Silva i prin garës, e cila pritet të jetë shumë e ngushtë mes dy kandidatëve./Alsat.mk/
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...