Forcat e armatosura të Bolivisë morën nën kontroll të mërkurën sheshin kryesor të kryeqytetit dhe një autoblindë hyri me forcë në portën kryesore të pallatit presidencial, e pasuar nga njësi ushtarake, duke shtuar frikën për mundësinë e një grushti shteti.
Presidenti bolivian Luis Arce denoncoi “mobilizimin e parregullt” të disa prej njësive ushtarake në La Paz dhe ish-udhëheqësi Evo Morales akuzoi një gjeneral të lartë për organizim puçi.
Ushtarë të armatosur rëndë dhe autoblinda u panë të mblidhen në sheshin qendror, Plaza Murillo, ndërsa një dëshmitar i tha agjencisë së lajmeve Reuters se një autoblindë shtyu portën në hyrje të pallatit presidencial, që ndodhet po në këtë shesh, dhe ushtarët hynë brenda.
“Tre shefat e shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura kanë shprehur zhgënjimin tonë. Do të ketë një kabinet të ri qeveritar, me siguri që gjërat do të ndryshojnë, por vendi ynë nuk mund të vazhdojë më në këtë mënyrë”, i tha gjenerali Juan Jose Zuniga një kanali televiziv lokal.
Gjenerali Zuniga foli me gazetarët në shesh, përpara se forcat ushtarake të sulmonin pallatin presidencial.
“Ndalni shkatërrimin, ndalni varfërimin e vendit tonë, ndalni poshtërimin e ushtrisë sonë”, tha ai, i veshur me uniformë dhe i rrethuar nga ushtarë, ndërsa këmbënguli se veprimet që po ndërmerreshin kishin mbështetjen e publikut.
Ushtarët bllokojnë rrugën që lidh godinën e Asamblesë Legjislative me pallatin presidencial
Ushtarët bllokojnë rrugën që lidh godinën e Asamblesë Legjislative me pallatin presidencial
Zoti Morales, i cili është distancuar publikisht nga presidenti Arce, megjithëse i përkasin të njëjtës lëvizje socialiste, tha se mbështetësit e tij do të mobilizoheshin në mbështetje të demokracisë.
Ai e akuzoi gjeneralin Zuniga për përpjekje për organizim të grushtit të shtetit dhe shpalli një ndalim të përgjithshëm të punës dhe bëri thirrje për bllokimin e rrugëve kryesore.
“Nuk do t’i lejojmë forcat e armatosura të dhunojnë demokracinë dhe të frikësojnë popullsinë”, tha zoti Morales./voa/
Kurti vizitoi hapësirat e investimeve të efiçiencës së energ...
Zbulohet gjiganti evropian që Brahim Diaz e ka refuzuar në v...
Veliaj përfundon dëshminë në SPAK pas rreth 5 orësh: Do jap ...
Krimet ekonomike në Komunën e Graçanicës, dy persona shoqëro...
Mbledhja e KQZ-së dështon, VV revoltohet për afatin e regjis...
Nesër, nga ora 15:00, mbyllet qarkullimi në segmentin Kijevë...