Shqetësimi publik u kthye shumë shpejt në irritim, kur u mësua se Moralesi do të gëzojë tashmë një suitë prej 1.068 metrash katrorë, ku nuk mungojnë as saunat, palestrat, dhomat e jacuzzit dhe të masazhit. Mes aspekteve të tjera luksoze përfshihet edhe ashensori privat, sipas planit arkitekturor të rënë në duart e gazetës lokale “Pagina Siete”.
Ministrja boliviane e Komunikimit, Gisela Lopez refuzoi të konfirmonte apo të hidhte poshtë raportin, por tha se kulla ishte ngritur “për njerëzit”, pa përmendur buxhetin prej 34 milionë dollarësh, siç raporton agjencia shtetërore e lajmeve.
Por, godina në fjalë është bërë epiqendra e irritimit në rritje, për shkak të refuzimit të Moralesit për t’u larguar nga pushteti, ku qëndron prej 12 vitesh, e për më tepër pas zotimit të tij se do të kandidojë edhe për një mandat të katërt, në zgjedhjet presidenciale të vitit 2019.
E pavarësisht protestave në rrugë, Morales e përuroi godinën të enjten e kaluar.
“Ne po lëmë pas pallatin e shtetit koloni, për të ardhur këtu, në Shtëpinë e Madhe Popullore të shtetit shumëkombësh të Bolivisë”, tha ai gjatë fjalimit, që përmendte gjithashtu shumë presidentë dhe udhëheqës të pavarësisë, të cilët janë vrarë brenda ose pranë pallatit të vjetër presidencial, gjatë së shkuarës së trazuar të Bolivisë. “Kjo është një arritje historike, fajë luftës dhe këmbënguljes së popullit bolivian”, tha më tej ai.
E lartë 120 metra “Shtëpia e Re e Popullit” (Casa Grande del Pueblo) është shumë pranë pallatit të vjetër presidencial, funksionet e të cilit do t’i zëvendësojë tani. I njohur si “Pallati i Djegur” (Palacio Quemado), ndërtesa e vjetër e përfshirë dy herë nga flakët e zjarrit, do të kthehet tashmë në një muze.
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...