Pandemia e koronavirusit ka mbërthyer shtetin e Bolivisë, duke ua thelluar pikëllimin banorëve të varfër amerikanojugorë.
Varrezat e kryeqytetit bolivianë raportojnë një rritje me 580 për qind të kërkesave për varre të reja për personat që nuk kanë mundur t’i mbijetojnë sëmundjes infektive.
Për shkak se hapësirat e lira mungojnë ose kushtojnë shumë, familjet e dëshpëruara tashmë po u kthehen varreve klandestine ose po i groposin të afërmit e tyre fshehtazi.
“Kanë provuar t’i varrosin gjatë natës, në orën 8, 8 e gjysmë, në 2 apo në 5 të mëngjesit. I shtien edhe mbi varret e tjera duke hapur gropa vetëm 1 metër, jo më 2 apo 3 metra. Pastaj vjen policia dhe i heq.”
Bolivia është nga vendet më të varfra të Amerikës Latine, ku sëmundja e kovidit-19 prej fillimit të saj ka infektuar mbi 117 mijë persona dhe zyrtarisht ka vrarë rreth 5,200 mijë banorë.
Ekspertët e pavarur thonë se bilanci real i viktimave është afro trefish më i lartë, ndërsa autoritetet lokale shprehen se në këtë situatë, ata e kuptojnë dilemën e familjarëve me varrezat.
“E kemi të pamundur ta hetojmë çështjen e varrezave klandestine. Ne e kuptojmë dhimbjen e këtyre familjeve. Ata i zhvarrosin kufomat në orët e para të mëngjesit ose i marrin me vete në fshat. Aq e kanë fuqinë ekonomine. Nuk i detyrojmë dot të shfrytëzojnë varrezat.”
Mësohet se rastet pozitive me koronavirus në vend morën hov në muajin gusht pas protestave qytetare për shtyrjen e zgjedhjeve të përgjithshme për shkak të situatës me pandeminë.
E gjithë Amerika Jugore mbetet vatër e infeksionit të kovidit, teksa strehon 8 për qind të popullatës globale por numëron më shumë se 43 për qind të totalit të vdekjeve prej tij në botë.
Në rang kontinenti, Brazili kryeson listën me 4 milionë të infektuar dhe 124 mijë jetë të humbura, ndjekur nga Meksika, Peruja dhe Kolumbia, ndërsa anembanë globit, bartësit e konfirmuar me koronavirus raportohet se kanë arritur në 26 milionë dhe afro 870 mijë janë viktimat.
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...