Ministrat e financave nga shumë vende u larguan nga një sesion i G20 me dyer të mbyllura në Uashington, DC, të mërkurën kur delegati rus filloi fjalimet e tij të përgatitura
Masa u koordinua mes aleatëve evropianë, SHBA-së dhe Kanadasë, raporton skynews.
Mbretëria e Bashkuar përfaqësohet në të gjitha seancat e G20 nga Guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey dhe Zëvendësja e Financave e Kancelarit, Lindsey Whyte.
Një zëdhënës tha se “Ne do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë për të dënuar luftën e Rusisë kundër Ukrainës në termat më të fortë dhe për të nxitur një koordinim më të fortë ndërkombëtar që të ndëshkojmë Rusinë për veprimet e tyre të paprovokuara dhe të pajustifikuara, dhe të punojmë ngushtë me partnerët dhe institucionet ndërkombëtare financiare për të mbështetur Ukrainën”.
Ndërsa presidenti i SHBA Joe Biden ka thënë se Rusia nuk duhet të jetë më në G20, largimi i Moskës do të kërkonte mbështetjen e të gjithë anëtarëve. Kjo konsiderohet e pamundur, pasi Kina ka thënë se nuk do të mbështeste dëbimin e Rusisë.
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor