Gjermania ka paralajmëruar se një bojkot i menjëhershëm i furnizimeve me gaz dhe naftë rus mund të dëmtojë popullsinë e saj më shumë se Vladimir Putin, duke sjellë papunësi masive dhe varfëri.
“Nëse ia vendosim drynin menjëherë do të ketë mungesa furnizimi, madje edhe furnizimi do të ndalet në Gjermani,” tha ministri i Ekonomisë dhe Energjisë, Robert Habeck, për transmetuesin publik ARD, transmeton portal arbresh.info
Politikani i Partisë së Gjelbër parashikoi “papunësi masive, varfëri, njerëz që nuk mund të ngrohin shtëpitë e tyre, njerëz që do mbesin pa karburant në rast se Gjermania ndalon përdorimin e naftës dhe gazit rus.
Pak ekonomi të tjera perëndimore janë aq të varura nga energjia ruse sa Gjermania: 55% e gazit natyror, 52% e qymyrit dhe 34% e naftës minerale të përdorura në vend vjen nga Rusia, për të cilën ajo paguan qindra milionë euro në ditë.
Habeck tha se qeveria e tij po punonte shumë për të siguruar që Gjermania të jetë në gjendje të heqë dorë nga nafta ruse deri në fund të vitit,.
“Me qymyrin, naftën dhe madje edhe gazin jemi hap pas hapi në procesin e pavarësimit”, tha ish-bashkëkryetari i Partisë së Gjelbër. “Por ne nuk mund ta bëjmë atë në një çast. Kjo është e hidhur dhe nuk është një gjë e mirë moralisht për t’u rrëfyer, por ne nuk mund ta bëjmë ende”.
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka kthyer në një sërë vijash të kuqe të politikës së jashtme, duke miratuar dërgimin e armëve vdekjeprurëse në Ukrainë, duke mbështetur shkëputjen e Rusisë nga sistemi i pagesave Sëift dhe ngrirjen Nord Stream 2 nën Detin Baltik./arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...