Boeing zvogëlon prodhimin e serisë 737 pas aksidenteve ajrore

13:12 | 6 Prill 2019
Arbresh.info

Boeing përkohësisht ka zvogëluar prodhimin e linjës më të shitur 737 pas aksidenteve ajrore në Etiopi e Indonezi.

Prodhimi do të bie nga 52 aeroplanë në muaj në 42 që nga mesi i prillit, thuhet në deklaratën e Boeing, transmeton portali arbresh.info.

Vendimi është një përgjigje të ndalimit të dërgesave të 737 Max – modeli i përfshirë në dy aksidentet.

Aeroplani momentalisht nuk udhëton pasi gjetjet paraprake sugjerojnë sistemi anti-ngecje kishte probleme.

Aeroplani i linjës ajrore Ethiopian Airlines 737 Max u rrëzua vetëm disa minuta pas ngritjes nga Addis Abeba në mars, duke vrarë të gjithë 157 vetë në bord.

I njëjti lloj i fluturuar nga linja ajrore indoneziane Lion Air u rrëzua në det vetëm pesë muaj më parë, menjëherë pas largimit nga Xhakarta. Ai aksident ka marrë jetën e 189 njerëzve.

Në të dyja rastet, gjetjet paraprake treguan se pilotët kishin probleme me sistemin e njohur si MCAS, i cili shkaktoi që aeroplanët të hynin në pikiatë në mënyrë të përsëritur./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme