Prodhuesi amerikan i avionëve, Boeing njoftoi se ka filluar përsëri me prodhimin e avionëve të pasagjerëve të tipit 737 MAX të cilin e kishte ndaluar në muajin janar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e faqes së internetit të kompanisë thuhet se “Boeing në muajt e fundit ka shënuar përparime të rëndësishme për një rikthim të shëndetshëm në prodhimin e 737 MAX. Kompania jonë në këtë proces ka vazhduar të bashkëpunojë me Administratën Federale të Aviacionit dhe rregullatorët e tjerë globalë”.
Kompania ende bart barrën e rëndë të dy aksidenteve tragjike, thuhet në deklaratë në të cilën njoftohet se “Kemi formuar fondin e ndihmës prej 100 milionë dollarësh për të përballuar nevojat e të prekurve nga këto aksidente”.
Pas vdekjes së 346 pasagjerëve në dy aksidentet e avionëve, Boeing ndaloi dorëzimet dhe në mars 2019 ndaloi fluturimet e avionëve 737 MAX.
Gjithashtu hangarët e Boening në pjesë të ndryshme të vendit u mbushën për shkak të anulimit të porosive si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19).
Ndërkohë ka tërhequr vëmendjen se vendimi i kompanisë për t‘u rikthyer në prodhim, ka ardhur pas deklaratës nga drejtuesi i lartë (CEO) i Boeing, Dave Calhoun i cili theksoi largimin e 7.000 punonjësve nga puna.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...