Një tunizian i cili thuhet se ka mbrojtur Osama Bin Ladeni është duke jetuar në Gjermani që nga viti 1997 dhe merr 1,168 euro në muaj në skemën sociale gjermane.
Shifra është zbuluar nga qeveria rajonale, pasi që Alternativa për Gjermaninë, që është kundër refugjatëve pyeti për këtë person të njohur vetëm si Sami A, transmeton portali arbresh.info.
Media gjermane nuk ka raportuar emrin e plotë të tij për shkak të privatësisë.
Ai mohon të ketë lidhje me xhihadistët. Për këtë dëbimi për në Tunizi nuk është lejuar, pasi që ekziston frika që mund të torturohet atje.
Bin Laden drejtoi rrjetin e xhihadistëve të al-Kaidës dhe aprovoi sulmet terroriste të 11 shtatorit në SHBA në 2001. Ai u qëllua për vdekje nga forcat speciale amerikane në Pakistan në vitin 2011.
Të paktën tre kamikazë të sulmit të 11 shtatorit ishin anëtarë të një celule të Al-Kaedës me seli në Hamburg, Gjermania veriore.
Sipas dëshmisë së dëshmitarit nga një gjykim gjerman kundër terrorizmit në vitin 2005, Sami A shërbeu për disa muaj në 2000 si një nga truprojat e Bin Ladenit në Afganistan. Ai e mohon këtë, por gjyqtarët në Dyseldorf besuan dëshmitarin.
Sami A u hetua për lidhjet e dyshuara të al-Kaedës në vitin 2006, por ndaj tij nuk u ngrit asnjëherë kallëzim penal./Arbresh.info/
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq
Sylvinho: Duam edhe të marrim vendin e parë, shkojmë në fush...
Kosova përfiton grant prej 9 milionë franga për mbrojtjen dh...