Bob Dylan thyen heshtjen për Nobelin

00:23 | 29 Tetor 2016
Arbresh.info

Që kur ishte konfirmuar nga Akademia suedeze se është fitues i çmimit për Nobel për Letërsi, Bob Dylani nuk ka dhënë asnjë koment mbi këtë çmim.
Ky lajm ishte dhënë në faqen zyrtare të tij, por që brenda 24 orëve është shlyer.

Por, për të mos mjaftuar kjo, The Telegraph raporton se ai kishte refuzuar që të fliste në telefon me përfaqësuesit e komitetit të “Nobelit”. Bob Dylan nuk e bën shumë të madhe marrjen e këtij çmimi, duke u shprehur se, “nuk është ndonjë gjë”.

Megjithatë ylli i muzikës ka konfirmuar se do të jetë prezent, nëse mundet, për të pranuar zyrtarisht këtë çmim në ceremoninë që do të mbahet më 10 dhjetor, e që është hera e parë në histori që e fiton një muzikant.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme