Google ADS

BMW tërheq 193,611 automjete në Kinë

09:50 | 26 Dhjetor 2016
Arbresh.info

BMW do të tërheq 193,611 automjet në Kinë për shkak të airbag-ve defektozë, njofton Xinhua.

Tërheqja do të fillojë nga gushti i viti të ardhshëm, ku do të përfshihen makinat e importuara mes vitit 2005 dhe dhjetor, 2011, si dhe makina të mëdha të prodhuara mes korrikut të 2005 dhe dhjetor 2011, transmeton portali arbresh.info.

Kur airbag-at e shoferit dhe ulëses së pasagjerit fryhen, gjeneratorët e gazit mund të dëmtohen dhe të shkaktojnë daljen e copëzave, duke rrezikuar pasagjerët.

BMW ka premtuar zëvendësimin e pjesëve të dëmtuara pa pagesë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme