Çmimin për të drejtat e njeriut “Andrei Saharov” këtë vit e ka fituar blogeri nga Arabia Saudite Raif Badawi, ka thënë në Strasburg kryetari i Parlamentit Evropian Martin Schultz. “Fjala është për shembullin e mirë të njeriut që është dënuar me dënimin më brutal”, ka thënë Schultz para gazetarëve, transmeton arbresh.info.
Badawi është dënuar në Arabinë Saudite me 10 vjet burg dhe 1 mijë goditje si i dyshuar për blasfemi, ndërsa Schultz e ka ftuar publikisht mbretin e Arabisë Saudite që ta lirojë Badawin në mënyrë që ai personalisht ta marrë çmimin.
Çmimi “Saharov” ndahet që nga viti 1998. Fituesi i parë ka qenë Nelson Mandela. arbresh.info.
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...