Blloku i klerikut anti-SHBA fiton zgjedhjet në Irak

16:56 | 19 Maj 2018
Arbresh.info

Aleanca e udhëhequr nga ish shefi i milicisë shiite që ka organizuar dy kryengritje kundër pushtimit amerikan në Irak ka fituar zgjedhjet parlamentare.

Por, Moqtada Sadr, i cili gjithashtu kundërshton përfshirjen e Irani në vend, nuk mund të bëhet kryeministër, pasi që nuk ishte kandidat, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, ai pritet të luajë një rol në madh në formimin e qeverisë së re.

Partia nga e cila vjen kryeministri në largim Haider al-Abadi ka përfunduar në vendin e tretë, madje edhe pas aleancës pro-iraniane.

Fitorja e Sadr përfaqëson një rikthim të jashtëzakonshëm për klerikun pasi ai u mënjanua për vite me radhë nga rivalët e mbështetur nga Irani.

Këto zgjedhje ishin të parat që kur Iraku shpalli fitore mbi grupin e Shtetit Islamik në dhjetor. Rreth 5,000 trupa amerikane mbeten në Irak duke mbështetur forcat lokale, të cilat po luftonin ISIS-in./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme