Udhëtimi me tren në të gjithë vendin dhe në shumë qytete pothuajse u ndal me udhëtarët që përpiqeshin të gjenin alternativa që përfshinin udhëtimin me autobus në distanca të gjata, fluturimet ose udhëtimin me makinë.
Deutsche Bahn që është në pronësi shtetërore tha se vetëm rreth 20% e trenave të saj në distanca të gjata funksiononin dhe trenat e udhëtarëve në qytete si Berlini gjithashtu nuk po funksiononin, raporton Associated Press.
Greva e trenave të mallrave filloi të martën në mbrëmje.
Në mosmarrëveshjen e pagave, sindikata “GDL “kishte thirrur tashmë dy greva të mëparshme paralajmëruese vitin e kaluar, të cilat zgjatën maksimumi 24 orë në transportin e pasagjerëve.
Kjo grevë pritet të zgjasë deri të premten.
Deutsche Bahn ishte përpjekur të parandalonte ligjërisht grevën deri në fund, por të martën mbrëma një gjykatë urdhëroi që greva mund të vazhdonte.
Anëtarët e GDL-së votuan me shumicë dërrmuese për të organizuar greva të pafundme në një mosmarrëveshje të ashpër, në dhjetor 2023.
Përveç rritjes së pagave, çështja qendrore është thirrja e sindikatës për reduktimin e orëve të punëtorëve me turne nga 38 në 35 orë në javë pa ulje page, kërkesë të cilën punëdhënësit deri më tani e kanë refuzuar.
GDL argumenton se do ta bënte punën për hekurudhën më tërheqëse dhe do të ndihmonte në tërheqjen e rekrutëve të rinj, ndërsa Deutsche Bahn thotë se kërkesa praktikisht nuk mund të përmbushet.
Ministri gjerman i transportit Volker Wissing u bëri thirrje të dyja palëve të kthehen në tryezën e bisedimeve.
Greva e drejtuesve të trenave përkon me një grevë tjetër njëjavore nga fermerët që kanë bllokuar rrugët e qytetit dhe rrugët hyrëse në autostrada në pjesë të vendit që nga e hëna.
Sulmet në Zveçan e Ibër Lepenc, policia me aksion për identi...
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...
Pas shpërthimit të mbrëmshëm, forca të mëdha të KFOR-it dhe ...
Gjendja në kanalin e Ibër Lepencit, pas shpërthimit të mbrëm...