Një gjyqtar federal bllokoi dje, për SHBA-në, versionin e dytë të dekretit anti-imigracion të Donald Trump, duke shkaktuar një dështim tjetër gjyqësor për presidentin republikan, një sinjal që prej fillimit të mandatit.
Teksti i kundërshtuar, që ndalon hyrjen në SHBA të shtetasve të gjashtë vendeve myslimane, u aplikua dje në mesnatë, me orën e Uashingtonit, pra sot në orën 04:00 GMT.
Vetëm disa orë nga hyrja në fuqi e tekstit të ri, gjyqtari nga Hawai, Derrick Watson theksoi në gjykimin e tij se pezullimi i përkohshëm i dekretit do të shmangë një dëm të pariparueshëm.
Gjatë një takimi publik në Nashville (jug) presidenti amerikan dënoi vendimin e gabuar të një drejtësie, që sipas tij, kryen gjithashtu një abuzim me pushtetin të pazakontë.
Ai premtoi se do të shkonte deri në Gjykatën e Lartë.
“Ligji, sipas Kushtetutës i ka dhënë presidentit pushtetin për të ndaluar imigracionin kur ai e vlerëson se kjo do të jetë në interesin kombëtar të vendit”, theksoi ai duke shtuar “ne do të fitojmë”.
Për të shpjeguar vendimin, gjyqtari Watson mbështetet në disa deklarata të Donald Trump ndaj myslimanëve për të arritur në përfundimin se dekreti përmban prova domethënëse dhe të pamohueshme për armiqësi fetare.
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...