Disa faqe interneti të agjencisë shtetërore iraniane të lajmeve shfaqën mesazhe të martën në të cilat thuhej se ato ishin “bllokuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara”.
Media iraniane konfirmoi të martën se një numër faqesh në internet të lidhura me agjencinë shtetërore të lajmeve duket se janë “bllokuar” nga qeveria amerikane pa ndonjë arsyetim ose shpjegim të qartë.
Departamenti i Shtetit nuk u përgjigj menjëherë kur u pyet nga Zëri i Amerikës për të komentuar në lidhje me incidentin. Megjithatë, agjencia e lajmeve Associated Press citoi një zyrtar të paidentifikuar të Shteteve të Bashkuara të ketë thënë se Shtetet e Bashkuara kishin bllokuar afër 30 faqe interneti, shumica e të cilave janë të lidhura me përpjekjet e dezinformimit.
Në mesin e faqeve të internetit që u mbyllën papritmas ishin edhe ato tëtelevizionit shtetëror në gjuhën angleze Press TV, kanalit arab Al-Alam dhe kanalit të lajmeve satelitore Al-Masirah të rebelëve huthi në Jemen.
Në mesazhet që shfaqeshin në faqet e bllokuara thuhej se ato ishin “bllokuar nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara në përputhje me një urdhër konfiskimi”, së bashku me stemat e FBI-së dhe Byrosë së Industrisë dhe Sigurisë të Departamentit të Tregtisë.
Al-Masirah lëshoi një deklaratë duke e pranuar sekuestrimin e faqes së saj, në të cilën thuhej se ajo do të vazhdonte misionin e saj “për t’u përballur me aktet amerikane dhe izraelite të piraterisë kundër vendit tonë”.
Agjencia shtetërore e lajmeve Press TV jep lajme ndërkombëtare që filtrohen përmes lenteve të udhëheqësve të Iranit, duke kritikuar zakonisht politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara dhe atë të Britanisë.
Prokurorët amerikanë konfiskuan 92 adresa interneti tetorin e kaluar që tha se ishin “përdorur në mënyrë të paligjshme nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit” për të përhapur dezinformata./voa/
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...