Bllokimi i Kanalit të Suezit nga anija gjigante “Ever Given” mund të shkaktojë mungesë të madhe të letrës së tualetit që nuk është parë që nga ditët e para të pandemisë vitin e kaluar.
Walter Schalka, shef ekzekutiv i kompanisë që importon dru të bluar, Suzano SA, tha se kompania e tij është duke hasur në vështirësi për importimin e lëndës së parë për prodhimin e letrës së tualetit për shkak të vonesave në transport.
Kanali i rëndësishëm u bllokua në kohën kur bota edhe ashtu po përballej me pakësim të dërgesave për shkak të rritjes së kërkesës në Kinë dhe pakësimit të furnizimeve, shkruan New York Post, transmeton Gazeta Express.
Schalka është i shqetësuar se pengesat e transportit ujor do të përkeqësohen, duke shkaktuar probleme në tregtimin e drurit të bluar, që mund të ndikojë në furnizimin me letër tualeti.
Kompania me bazë në Sao Paolo të Brazilit është përgjegjëse për rreth një të tretën e sasisë botërore të drurit të bluar.
Nëpër Kanalin e Suezit çdo ditë kalojnë rreth 50 anije, por në hyrje të tij tashmë është krijuar tollovi për shkak të bllokimit të qarkullimit që nga dita e martë.
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...