Imazhet satelitore të shkrepura mbi Detin e Kuq, kanë zbuluar pamjen reale të trafikut të bllokuar ujor, kjo si rezultat i ngecjes së një anije transportuese në Kanalin e Suezit.
Afro 200 anije janë duke pritur në të dy anët e kanalit, me shpresën se anija Ever Given do të “çlirohet” e cila është hiq më pak se 400 metra e gjatë, transmeton Telegrafi.
Kujtojmë që punonjësit e kanalit janë duke bërë përpjekje të vazhdueshme që ta “çlirojnë” anijen, dhe të lirohet trafiku ujor që vetëm për 24 orë po shkakton humbje prej 9.5 miliardë dollarë.
Në anën tjetër, ekspertët e ekonomisë kanë paralajmëruar pasoja të mëdha ekonomike nëse kanali vazhdon të mbetet i bllokuar gjatë ditëve në vijim.
Çmimet e mallrave të ndryshme tashmë kanë filluar të ngritën, kurse rëndësi të madhe Kanali i Suezit ka për kompanitë që transportojnë naftë dhe derivate tjera.
Vlerësohet se rreth 10 për qind e mallrave në nivel global kalojnë përmes këtij kanali – duke bërë që të jetë një urë lidhëse mes Lindjes dhe Perëndimit.
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit