Autoritet sauditë kanë penguar një shtetas të Katarit që të hyjë në Xhaminë e Madhe në Mekë, duke shënuar një përshkallëzim edhe më të madh të krizës diplomatike.
Gazeta Al Sharq njoftoi të shtunën se Komisioni Kombëtar i të Drejtave të Njeriut i Katarit (NHRC) pranoi një ankesë nga një qytetar i Katarit që pelegrinët e Katarit nuk ishin të lejuar të hyjnë në xhaminë el-Haram në Mekë, transmeton portali arbresh.info
Ali bin Smaikh al-Marri, kreu i NHRC, e quajti incidentin e raportuar një shkelje flagrante të së drejtës për të praktikuar ritet fetare siç lejohet nga konventat e të drejtave të njeriut.
Arabia Saudite, Bahreini, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti ndërprenë marrëdhëniet diplomatike dhe transportin me Katarin të hënën, duke e akuzuar atë për mbështetjen e “ekstremizmit”.
Megjithatë, Katari ka mohuar të gjitha akuzat.
Një akuzë e tillë së fundmi është bërë edhe nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i cili e quajti Katarin ‘financuesin më të madh të terrorizmit’./Arbresh.info
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...